Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është e shqetësuar për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

Agneza Popovska dhe Nikollaj Millkov
Foto: MPJ

Para Ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Agneza Popovska, ministri në detyrë i punëve të jashtme Nikollaj Millkov shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, lidhur me të drejtat e bullgarëve atje.

Palët janë bashkuar rreth mendimit se është në interes të përbashkët që të drejtohen më shumë përpjekje në tejkalimin e shfaqjeve negative dhe kthimin në dinamikën pozitive në marrëdhëniet, njoftoi MPJ.

“U diskutuan mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit të thelluar dhe efektiv sektorial, u vu në dukje tendenca pozitive në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike dhe rritja e tregtisë dypalëshe, si dhe aktiviteti i qendrave kulturore”, thuhet në njoftim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD
Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD