Pak ditë më parë, pjesa mazhoritare e një prej prodhuesve të verës në vendin tonë u ble nga një grup verërash moldavo-rumune, i cili është ndër eksportuesit më të mëdhenj të verës moldave në botë. Ai është gjithashtu një nga liderët në treg në Evropën Qendrore dhe Lindore. Pronari i mëparshëm i kantinës bullgare mbetet aksionar me 24% të aksioneve dhe një rol aktiv në zhvillimin e biznesit.
Detyra më e rëndësishme pas përfundimit të marrëveshjes është që kantina bullgare të përhapet shumë më seriozisht në skenën ndërkombëtare. Sigurisht që një pjesë e prodhimit të saj do të vazhdojë të ofrohet edhe në vendin tonë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..