Presidenti Rumen Radev u tha gazetarëve në Bruksel se pret që përfaqësuesit e popullit të kryejnë detyrën ndaj qytetarëve dhe shtetit bullgar dhe të formojnë një parlament. Sipas Radevit, ka shumë probleme që duhet të zgjidhen. Në mesin e tyrejanë ligje të rëndësishme, si dhe punën e një sërë organesh shtetërore që punojnë në përbërje jo të plotë ose punojnë jashtë mandatit të tyre, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata Kushtetuese dhe Banka Kombëtare Bullgare. “Nëse vazhdojmë kështu, do të çojmë në bllokadë të plotë të shtetit”, shtoi Rumen Radev dhe theksoi se mandatin për formimin e qeverisë mund ta dorëzojë vetëm kur të ketë grupe të strukturuara parlamentare. Radev theksoi gjithashtu, se Qeveria e përkohshme do të përpiqet të parandalojë kalimin e konsumatorëve familjarë bullgarë në tregun e lirë të energjisë elektrike dhe shprehu shpresën se edhe qeveria e ardhshme e rregullt do të punojë në këtë drejtim.
Kreu i shtetit ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Evropian, në të cilin përfaqëson vendin tonë.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..