Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

11.37% e mostrave rezultuan pozitive për Covid-19

Foto: arkiv

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 630. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 11.37% nga 5539 testet e kryera kanë rezultuar pozitive. Numri i të sëmurëve në Sofje është 224. Janë 692 të shtruarit në spitale, nga të cilët 58 janë në reanimacion. 85 janë pacientët e sapo pranuar, 11 veta me Covid-19 vdiqën. 765 janë shëruar në 24 orët e fundit.

Në harkun e shënuar kohor janë imunizuar 1 413 veta. Në vendin tonë tashmë janë 2 072 799 persona me cikël të përfunduar vaksinimi. Me doza përforcuese janë 908 570 veta, dhe me një dozë suplementare përforcuese – 36 002.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40% e bullgarëve do të dhuronin organet e tyre pas vdekjes

Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk ​​e miratojnë dhe 20% nuk ​​mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..

botuar më 25-04-05 2.05.MD

Shërbyeset, kuzhinierët dhe recepsionistët janë më të kërkuarit në bregun e Detit të Zi

Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...

botuar më 25-04-05 12.35.MD

Parashikimi i motit për 5 prillin

Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-04-04 7.40.MD