NATO-ja do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë në ditët e ardhshme për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër dronëve, përfshirë dronët iranianë, që Rusia po përdor kundër infrastrukturës kritike, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Në të njëjtën kohë, zyrtarët iranianë i thanë Reuters se Teherani ka premtuar për t’i dërguar Rusinë raketa dhe më shumë dronë.
Ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba i ka propozuar presidentit Volodimir Zelenski që vendi i tij të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin me arsyetimin se Republika Islamike furnizon Rusinë me armë që përdoren në Ukrainë. Sipas pohimeve të Kievit, sulmet ruse në kryeqytetin ukrainas janë kryer me ndihmën e dronëve iranianë Shahed-136, megjithëse Kremlini dhe Teherani e mohojnë këtë. “Fakti që Rusia po i drejtohet Iranit për një ndihmë të tillë është një njohje nga Kremlini për falimentimin e tij ushtarak dhe politik”, komentoi Zelenski. "Ukraina do t'i dërgojë një notë zyrtare qeverisë izraelite me një kërkesë për dërgimin e menjëhershëm të sistemeve të mbrojtjes ajrore", tha ministri i jashtëm ukrainas.
Rusia duhet të njihet jo vetëm si sponsor i terrorizmit, por edhe si një shtet terrorist, kërkuan shumica dërrmuese e eurodeputetëve në seancën plenare në Strasburg. Disa prej tyre madje kërkuan që diplomatët rusë të dëbohen nga Evropa.
Ndërkohë, autoritetet ruse në rajonin e pushtuar Herson urdhëruan evakuimin e banorëve të katër komunave pranë frontit. Kreu i administratës pro-Kremlinit në rajon, Vladimir Saldo, akuzoi forcat ukrainase se planifikojnëSiguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..