Në 24 orët e fundit janë zbuluar 787 raste me koronavirus nga 6808 testime, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 12% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 59% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 230, në Plovdiv - 64 dhe në Burgas - 44. Janë 708 pacientë në spital - 58 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 80% e 116 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Gjashtë persona kanë vdekur – 83% e tyre nuk janë imunizuar, ndërsa janë shëruar 704. Rastet aktive janë 10 485. Dje janë administruar 1 548 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Janë 2 072 764 persona me imunizimin e përfunduar.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..