Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Amaneti i Shën Joan Rillski është rruga drejt bashkimit të bullgarëve

Foto: rilskimanastir.org

Në prag të festës së mbrojtësit qiellor të Bullgarisë, Shën Joan të Rilës, qindra të krishterë ortodoksë i drejtohen manastirit të themeluar prej tij në zemër të malit Rila për një vigjilje gjithë natën.

Sipas traditës, çdo vit në Manastirin e Shenjtë të Rilës Shenjtori nderohet tri herë në vit - më 18 gusht (fjetjen e tij në 946), 19 tetor (transferimi i lipsaneve të tij në qytetin Sredec) dhe 1 korrik ( kthimi i lipsaneve të tij në Manastirin e Rilës më 1469).

Sipas jetëshkrimit të krijuar nga Shenjtori Patriku Evtimij Tërnovski, pak kohë pas ngjitjes në qiell të Joanit të Rilës, nga varri i tij filloi të dilte një “aroma e papërshkrueshme”. Ndoshta atëherë ky shenjtor i parë dhe më i respektuar bullgar u kanonizua. Rreth viteve 989 – 992 Mbreti Samuill dhe Patriku i atëhershëm bullgar German-Gavrill transferuan lipsanet e tij në qytetin Sredec, Sofjen e sotme. Kjo ndodhi pasi shenjtori u shfaq në ëndërr dishepujve të tij dhe i urdhëroi që t’i transferonin lipsanet e tij aty.

Të shumta janë gojëdhënat dhe dëshmitë për shërimin e mrekullueshëm në sajë të lutjeve të shenjtorit, i cili gjatë jetës refuzonte të pranojë lavdinë e një shëruesi dhe gjithmonë i atribuonte Zotit fuqinë për të shëruar të sëmurët dhe të vuajturit. Kjo është arsyeja pse besimtarët, pavarësisht nga feja e tyre, edhe sot e kësaj dite e drejtojnë shikimin e tyre lutës drejt shenjtorit, në ditët e sprovave.

“Mos kërkoni epërsi dhe eprorë, por kujtoni Atë që tha: “Ai që do të jetë më i madhi prej jush, le të jetë shërbëtori i të gjithëve”. Dhe mbi të gjitha, kini kujdes nga gjarpri lakmues, sepse pangopësia është rrënja e të gjitha të këqijave, sipas apostullit, i cili e quan atë një idhujtari të dytë”, u la amanet dishepujve shenjtori bullgar.

Sipas studiuesve, “Testamenti i Shën Joan Rilski” në aspektin shpirtëror radhitet krahas “Historisë sllavo-bullgare”Paisjit si matës i vetëdijes sonë kombëtare dhe sistemit të vlerave. Çudibërësi i Rilës tregonte kërkimin e pasurisë dhe lakmisë si veset më të mëdha që mbjellin përçarje dhe të këqija që i largojnë njerëzit nga spiritualiteti. Prandaj, ai u bënte thirrje ndjekësve të tij që të vënë gjithmonë Zotin dhe urdhrat e Perëndisë në vend të parë dhe të besojnë në fuqinë e Tij bashkuese.

Sot, megjithatë, shumë nuk i kuptojnë fjalët e shenjta të shenjtorit, prandaj, më shumë se kurrë, vendi ynë ka nevojë për bashkim në emër të së mirës së përbashkët. Dhe kjo, sipas Mbrojtësit Qiellor të Bullgarisë, mund të vijë vetëm kur të ketë “mirëkuptim në emër të Zotit”.

Rastësisht apo për të drejtuar vëmendjen e përfaqësuesve të sapozgjedhur popullor në trashëgiminë e Shën Joan Rilskit, presidenti Rumen Radev zgjodhi seancën e parë të Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor të mbahet pikërisht në festën e vjeshtës të shenjtorit - 19 tetor.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, rilskimanastir.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët е Besаrabisë ruajnë traditën e një loje të veçantë me vezët e Pashkëve

Lojërat ku personazhi kryesor është veza, ndoshta nuk janë shumë. Në Gjermani, për shembull, për Pashkë, familjet vizitojnë tempullin, dhe më pas fëmijët kërkojnë vezë në kopsht, të fshehura nga lepurushi i Pashkëve - një simbol i pjellorisë. Megjithatë,..

botuar më 24-05-05 7.30.PD

Tradita e dërgimit të kartolinave të Pashkëve në vendin tonë daton që nga koha e Çlirimit

Kur kemi një rast të veçantë dhe takohemi me të afërm ose miq, në shenjë respekti dhe si kujtim, zakonisht u dhurojmë atyre një dhuratë së bashku me një kartolinë të bukur. Në të kaluarën, kartolina e marrë ruhej si një kujtim i dashur dhe madje..

botuar më 24-05-04 6.05.PD

Veza është simbol i pjellorisë dhe jetës së re në folklorin bullgar

E Enjtja e Madhe është një nga dy ditët e Javës së Madhe që lyejmë vezët për Pashkët. Tradita dikton që këtë detyrë të rëndësishme ta marrë përsipër gruaja më e moshuar në familje dhe veza e parë të lyhet gjithmonë me ngjyrë të kuqe. Sipas..

botuar më 24-05-02 6.30.PD