GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin", Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "BSP për Bullgarinë" u bashkuan rreth vlerësimit se situata në Evropë dhe në Bullgari është e vështirë dhe masat për të mbështetur bizneset dhe njerëzit duhet të vazhdojnë. Këtë e deklaruan pas mbledhjes së mbyllur të forcave parlamentare me iniciativën e BSP-së për të diskutuar për makrokornizën e buxhetit të vitit 2023 dhe masat emergjente për mbështetjen e familjeve dhe ekonomisë deri në fund të vitit. "Të gjitha krizat kërkojnë masa. Të gjithë e shprehën mendimin e tyre, por nuk kemi zgjidhje të përbashkët", vuri në dukje Jordan Conev nga DPS.
Të katër formacionet ranë dakord të dëgjojnë në Kuvend ministren në detyrë të financave Rosica Vellkova për gjendjen financiare të Bullgarisë për momentin.
“Bullgaria Demokratike”, “Ngritja Bullgare” dhe “Vëzrazhdane” e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në takim.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..