Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Soulfia – një projekt i hapur për etnomuzikë, udhëtime dhe zhvillim shpirtëror

Një prirje për harmoni me natyrën përmes folklorit bashkon një grup muzikantësh jo profesionistë në kërkim të zhvillimit shpirtëror

4
Foto: Soulfia

Soulfia nuk është një grup i zakonshëm muzikor, por një projekt i hapur i muzikantëve udhëtues që çdokush mund t’i bashkohet në çdo kohë. Ai u krijua 8 vjet më parë nga një grup entuziastësh, por me kalimin e kohës u zmadhua, duke tërhequr qindra njerëz me mendje të njëjtë.

Muzika e Soulfias është një përzierje e folklorit bullgar me elemente muzikore nga Ballkani dhe Lindja e Mesme. Luhet me vesh, jo me nota, dhe improvizohet mbi motive të ndryshme popullore - jo vetëm nga Bullgaria, por edhe nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia, Siria, Irani... “Ne udhëtojmë nëpër botë me veglat tona muzikore, që do të thotë se luajmë diku pothuajse çdo ditë. Dhe kudo që të shkojmë, gjejmë frymëzim te kultura vendase, te njerëzit dhe jeta, duke u përpjekur të pasurohemi nga folklori i tyre” - thotë Cvetelin Petrov, një nga pjesëmarrësit në Soulfia.

Cvetelin Petrov

Synimi ndaj lirisë dhe zhvillimit shpirtëror i çon muzikantët deri në Indi dhe Nepal. Improvizimeve të tyre u bashkohen interpretues nga komunitetet lokale, duke rezultuar në një shkrirje kureshtare të ritmeve dhe atmosferëve etnike. Regjistrimet e drejtpërdrejta më pas ngarkohen në kanalin YouTube, si dhe në faqen Soulfia në Facebook.

Deri tani u përfshin qindra muzikantë nga shumë vende, përderisa udhëtojmë ose kur ata vizitojnë Bullgarinë – tregon Cvetelin para Radio Bullgarisë. – U prezantuam në skenë me përbërje të ndryshme. Maksimumi që kemi mbledhur në skenë është 16 persona. Kjo u bë një lëvizje dhe tani në shumë vende në Bullgari do të shihni grupe njerëzish që lirisht luajnë dhe interpretojnë folklorin bullgar. Këngët mësohen si në të kaluarën në mejdan - mund të bashkohet kushdo. Nuk ka nevojë të jesh muzikant profesionist apo të kesh shkuar në mësime apo prova, gjërat mësohen aty për aty, pak me vesh.”

Soulfianuk është vetëm një projekt muzikor. Entuziastët ndërtojnë shtëpi ekologjike në rajone malore dhe pyjore.  Për këtëqellim shfrytëzojnë materiale të natyrshme – gurë, dru, argjilë... Sepse, sipas Cvetelin, kur njerëzit ndërtojnë një objekt së bashku, përfiton i gjithë komuniteti dhe “në këtë mënyrë ata ndjehen empatikë dhe ... si në shtëpinë e tyre.

Përveçse luajnë, këndojnë dhe ndërtojnë, pjesëmarrësit e Soulfia vizatojnë edhe qëndisje. E tyre është kompozimi i qëndisjeve bullgare, të paraqitura në muret e disa ndërtesave të Sofjes. Dhe jo vetëm atje.

“Kjo ka ekzistuar gjithmonë në mënyrën e jetesës bullgare - pikturimi i shtëpive. Kjo sjell jo vetëm bukuri, por edhe mbështetje energjike në vetë hapësirën. E dini që ka pasur gjithmonë zbukurime në kostumet dhe veshjet, madje edhe në enët e bullgarëve. Besohej se mbështesin zhvillimin shpirtëror të njerëzve që i përdornin. Kjo është arsyeja pse vendosëm të rikrijojmë qëndisje në fasadat.

Gjëja e fundit që bëmë ishte një aksion në hekurudhën me binarë të ngushtë Septemvri-Dobrinishte. Në disa nga stacionet përgjatë linjës - Cvetino, Avramovo, Jakoruda dhe Bansko, ndërtuam instalime speciale të qëndisjeve” - na tregon Cvetelin Petrov. Dhe shton se mesazhi i Soulfia është të inkurajojë të rinjtë të shprehen përmes muzikës apo pikturës, të dalin nga qytetet, të udhëtojnë dhe të kërkojnë rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm shpirtëror dhe drejt lirisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Soulfia



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD