Ministri i turizmit Ilin Dimitrov shprehu pritjet se sezoni i ardhshëm dimëror do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, që sipas tij ishte rekord. “Regjistrimet po shkojnë shumë mirë, shpresoj të mos ketë kthesa të forta në situatën gjeopolitike”, komentoi ai. Vendi ynë po përjeton rritje në një sërë tregjesh, përfshirë ato të Britanisë së Madhe dhe Izraelit. Rezultatet e mira janë për shkak të reklamave dhe faktit që në Evropën Perëndimore çmimet u rritën shumë, ndërsa tek ne nuk janë aq të larta. Ilin Dimitrov tha gjithashtu se propozoi kompensime dhe tavan për energjinë elektrike dhe gazin për industrinë, si dhe ruajtjen e normës së TVSH-së prej 9 për qind. Megjithatë, kjo do të varet nga Kuvendi Popullor kur votohet buxheti i shtetit.
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..