U sulmua Qendra Kulturore Bullgare “Mbreti Boris III” në Ohër, e cila u hap javën e kaluar, njoftoi fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Ndërkohë që në klub po zhvillohej një takim mes anëtarëve të shoqatës dhe vizitorëve të jashtëm, nga jashtë u dëgjuan thirrjet “fashistë” dhe pak më pas pasuan goditje me sëpatë në tabelën e klubit. Në akt vandalizmi u thye tabela “Shoqata Mbreti Boris III” sipër derës së hyrjes së godinës, njofton BGNES. Ngjarja ka ndodhur pak minuta pasi klubi është vizituar nga përfaqësues zyrtarë të OSBE-së në Evropë.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..