Këshilli i Rektorëve këmbëngul që të fillojnë bisedime për lehtësimin e procedurave për pranimin e studentëve të huaj në mënyrë që Bullgaria të jetë më konkurruese.
Nëse në vendet e tjera duhen 4 javë për të plotësuar dokumentet, në Bullgari nuk mjaftojnë 4 muaj dhe studentët heqin dorë”, ka komentuar për gazetën “Sega” Doc. Todor Radev, rektor i Shkollës së Lartë të Menaxhimit.
Në qershor, kërkesa për një certifikatë mjekësore u hoq, por ende kërkohen përkthime diplomash, madje edhe në anglisht, apo letra arsimimi për studentët e ardhshëm nga shkollat nga të cilat janë diplomuar. Edhe lëshimi i vizës D për trajnim është i ngadalshëm, në vend që të bëhet elektronik, thekson Doc. Radev.
Për shkak të cilësisë së lartë dhe tarifave të ulëta, mjekësia është specialiteti më i preferuar nga studentët e huaj.Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë..