Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të gjendet dikush i cili të marrë përgjegjësi për qeverisjen e Bullgarisë?

Foto: BGNES-arkiv

Zgjedhjet kaluan, por nuk ka qartësi për të ardhmen politike të vendit. Presidenti Rumen Radev tashmë shpalli datën e seancës së parë të Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor. Dhe pyetja e madhe është nëse do të gjendet një formulë për të formuar një qeveri të qëndrueshme që do ta udhëheqë vendin në muajt e vështirë të dimrit.

"Ne po përballemi me një situatë në të cilën fituesit në fakt janë humbës: dimri i ardhshëm me të gjitha krizat e disponueshme dhe të mundshme thjesht do të fshijë përparësinë e tyre elektorale - në zgjedhjet e ardhshme ata do të jenë humbësit - dhe ndoshta do të humbasin shumë – shkroi në një koment për gazetën "Dnevnik" poeti dhe figura publike Edvin Sugarev. - Sot është politikisht fitimprurëse të jesh në opozitë, pasi pesha e qeverisë së ardhshme vendos një horizont të gjerë të sulmeve ndaj pushtetarëve dhe afatet kohore për mbijetesën e tyre janë shumë të shkurtra - askush nuk shpreson se një qeveri e ardhshme do të sundojë për më shumë se disa muaj, maksimumi është deri në zgjedhjet lokale të vitit 2023”, shtoi ai.

A do të gjendet dikush që të marrë përgjegjësinë për qeverisjen e Bullgarisë në një situatë të tillë?

“Për mendimin tim nuk ka se si të transmetohet një qeveri stabile brenda këtij parlamenti dhe kjo është pothuajse e qartë – komentoi ish-ministri i arsimit dhe shkencës profesori i drejtësisë Daniell Vëllçev. - Ka shumë raste nga shoqëria dhe vende të ndryshme në të cilat ekzistojnë struktura politike relativisht të paqëndrueshme të cilat arrijnë të qeverisin për një kohë të gjatë. Në fund të fundit, varet nga elitat politike se çfarë vendosin në radhë të parë. Nëse vendi ka detyra urgjente për të zgjidhur, mund të bëhen disa përpjekje të përbashkëta, edhe nëse kjo nuk është e këndshme.”

Vijat e kuqe të vendosura nga formacionet politike si "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe "Bullgaria Demokratike", të cilat deklaruan se nuk do të bëjnë koalicion me GERB dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), e bën aritmetikën parlamentare shumë të vështirë:

“Pyetja e madhe do të jetë se si disa nga partitë mund të hyjnë në një qeveri të mbështetur nga GERB, ndoshta edhe nga DPS, pa u dukur se kanë ndryshuar qëndrimet e tyre politike. Nëse nuk pajtohen, do të pasojnë zgjedhje, në të cilat do të dënohen njësoj si partia e Sllavi Trifonov "Ka një popull të tillë" (e cila doli jashtë parlamentit pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 2 tetor - shënim red.)".

Edhe nëse formohet një qeveri, çështja e përfaqësimit të Kuvendit Kombëtar mbetet aktuale, thekson politologu Stanisllav Baçev. "Klasa jonë politike nuk është adekuate ndaj situatës aktuale në botë. Nuk mund të lejohet që Bullgaria të jetë pika e thyerjes në rajon, duhet gjetur formula për një qeveri, këto janë sinjalet si nga presidenti, ashtu edhe nga partitë. Fokusi do të jetë në euroatlantizëm "- parashikoi ai në një intervistë për BNR Plovdiv. Megjithatë, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve është një problem:

“Populli ynë e sheh se kjo klasë politike nuk po punon në interesin e tyre dhe nëse ky dimër është i vështirë, atëherë askush nuk i përgjigjet pyetjes se çfarë do të jetë i ardhshmi.”

Përpjekjet e forcës së parë politike, GERB, për të bërë një hap drejt pajtimit me partitë e tjera parlamentare përmes një grupi kontakti me pjesëmarrjen e Presidentit Rosen Plevneliev (2012 – 2017) dhe ish-ministrit të jashtëm Solomon Pasi, ​​pranohen mjaft negativisht nga liderët e tyre, si dhe nga disa analistë të situatës në vendin tonë:

“Ju kujtoj se “Po e vazhdojmë ndryshimin” ishin shumë të qartë për atë që ata kanë ndërmend lidhur me “tërheqjen e Borisovit”- që ai duhet të shkojë në burg ose të paktën të dalë në pension. Tani për tani asnjë kusht nuk është plotësuar. Grupet e gjera në “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” e shohin si kusht për negociata me GERB-in vetëm spastrimin e partisë nga lidershipi i lidhur me Borisovin”, – thekson analisti politik Ivo Inxhov. Sipas tij, “njëfarë qeverie mund të formohet edhe me mandatin e tretë. Ai do të jetë shumë afatshkurtër dhe do të varet nga shumica e luhatshme në parlament. Në këtë rast është më mirë të shkojmë në zgjedhje të reja”.

Derisa rezultati të bëhet i qartë, rreth këshillit të ardhshëm ministror, ​​“do të jemi sërish në një situatë ku pasionet politike do të nxehen në Kuvendin Popullor dhe ndoshta përfaqësuesit e partive në parlament do të kërkojnë të realizojnë interesat e tyre duke ndryshuar rregullat zgjedhore”. Ky parashikim u bë nga Vanja Nusheva, profesoreshë në Universitetin e Sofjes për sjelljet politike dhe sistemet zgjedhore, në një intervistë për BNR "Horizont".

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES-arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD