Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një platformë do t'i ndihmojë të rinjtë bullgarë të përballen me emocionet e tyre negative

Foto: pixabay

Një dhomë virtuale brenda aplikacionit celular "Më trego" do t'i ndihmojë të rinjtë të kapërcejnë emocionet negative si ankthi, vetmia, trishtimi, frika dhe zemërimi, njoftoi UNICEF Bullgaria. Qasja është falas dhe anonime për të gjithë nën moshën 24 vjeç dhe prindërit e tyre. Ka shpjegime të veçanta për kushtet e ndryshme, si dhe këshilla për rritjen e vetëbesimit, ushtrime relaksimi për të reduktuar ankthin dhe për të përmirësuar gjumin.

Prindërit gjithashtu do të jenë në gjendje të mësojnë se si t'i mbështesin emocionalisht fëmijët e tyre. Platforma e re është rezultat i fushatës kombëtare tashmë të realizuar të UNICEF-it në Bullgari “Përtej buzëqeshjeve. Si jeni vërtet?', e cila synonte të mbështeste fëmijët dhe të rinjtë në Bullgari për të përballuar ankthin dhe depresionin dhe për të theksuar rëndësinë e shëndetit mendor.

Aplikacioni online mund të shkarkohet në një pajisje elektronike:

App store:http://ios.razkazhimi.online 

Google Play:http://android.razkazhimi.online



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Janë publikuar rregullat për pranimin e studentëve kandidatë nga diaspora

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..

botuar më 25-04-07 7.55.MD

Ministria e Arsimit dëshiron të bëjë të detyrueshme mësimet е fesë

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..

botuar më 25-04-07 7.31.MD

Kanceri i gjirit prek çdo të tetën grua bullgare

Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat.   Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..

botuar më 25-04-07 7.05.PD