Ne nuk morëm sasinë e gazit nga “Gazprom” që i detyrohen Bullgarisë. Për momentin, pas të gjitha veprimeve të qeverisë së përkohshme, ne nuk kemi nevojë për to, tha për bTV zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministër i transportit Hristo Aleksiev. Qeveria e përkohshme për dy muaj arriti diversifikimin e plotë të furnizimit me gaz, me një çmim shumë të mirë dhe do ta shihni në çmimet për muajin nëntor, të cilat do të jenë nën 100 euro për megavat orë, tha Aleksiev.
Ai tha se në tenderët e shpallur për furnizime morën pjesë 15 kompani nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe bota arabe. Dy kontrata për gazin e lëngshëm do të lidhen për muajin nëntor me çmime shumë të mira. Tenderi i radhës pritet të hapet në dhjetor.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..