Sfidat e shumta, tejkalimi i krizës ekonomike dhe energjetike, përballja me presionin migrator, zbutja e rrezikut të luftës së drejtuar nga Rusia në Ukrainë, kërkojnë përpjekje të bashkuara jo vetëm nga vendet anëtare të BE-së, por edhe nga të gjitha vendet e Kontinentit të Vjetër dhe nga hapësira e zgjeruar evropiane. Kjo do të thotë dialog, koordinim dhe kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta". Kështu tha presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Pragë. Kreu i shtetit tonë ndodhet në Çeki për diskutime mbi "Energjinë dhe ekonominë" në takimin e Komunitetit Politik Evropian - një nismë franceze që mblodhi së bashku BE-në dhe 17 vende nga fqinjësia lindore si Ukraina dhe Moldavia si dhe Ballkani Perëndimor për të diskutuar çështjet e sigurisë. Takimi u vlerësua shumë lart nga presidenti bullgar.
Në kuadër të forumit, Radev u takua me homologun e tij turk Rexhep Erdogan, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në sferën e energjisë dhe luftën kundër presionit të migrantëve, njoftoi korrespondentja jonë Mira Stefanova.Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të..