Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Jashtëm: Bullgarët jashtë vendit duhet të mund të votojnë me postë ose në internet

Minisri Millkov
Foto: BGNES

Për zgjedhjet parlamentare të 2 tetorit, bullgarët jashtë vendit votuan në 755 seksione në 62 vende. Pak më shumë se 178 000 bashkatdhetarë tanë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës: më së shumti në Turqi - rreth 58 000 njerëz, në Britaninë e Madhe – 27 000, në Gjermani – 22 000, në Spanjë – 11 000. Kjo u bë e ditur në një konferencë nga Ministri teknik i Jashtëm Nikollaj Millkov.

Ai insistoi për krijimin e një komisioni rajonal zgjedhor "Jashtë shtetit", si dhe për ofrimin e mundësisë për bullgarët jashtë vendit për të votuar me postë ose në internet. U konstatua se zgjedhjet jashtë vendit u zhvilluan në mënyrë të qetë, me organizim të mirë dhe pa grumbull të madh njerëzish.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD