Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB do të formojë një grup kontakti për negociatat rreth formimit të kabinetit të ri

Foto: BGNES

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, njoftoi sot në një konferencë se për formimin e qeverisë, partia do të shpresojë tek negociatat me partitë politike përmes një grupi kontakti të njerëzve me reputacion të padiskutueshëm euroatlantik.

Grupi i kontaktit do të fillojë së funksionuari pas formimit të Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor dhe do të raportojë rregullisht për rezultatet e arritura. Grupi do të mbajë takime me të gjitha forcat pro-evropiane dhe demokratike për të kërkuar marrëveshje mbi parimet dhe prioritetet mbi të cilat do të vendoset një qeveri e ardhshme për të kapërcyer krizat dhe për të stabilizuar shtetin, njoftoi zyra e Rosen Plevneliev (president nga 2012 deri në 2017), i cili do të jetë pjesë e grupit të kontaktit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët preferojnë botën demokratike

Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup International Balkan mbi qëndrimet ndaj dy organizatave. Për BNR Përvan Simeonov, drejtor i agjencisë,..

botuar më 24-10-05 12.25.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona deri në kthjellim. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14° dhe..

botuar më 24-10-04 7.35.MD

Hiqet kërkesa që kamionët ndërkombëtarë të kthehen çdo dy muaj në bazën e transportuesit

Gjykata e Drejtësisë e BE-së anuloi një pjesë të legjislacionit evropian që kërkonte që kamionët për transport ndërkombëtar të ktheheshin çdo dy muaj në bazën e transportuesit. Me vendimin e tij, institucioni konfirmoi të gjitha tekstet e..

botuar më 24-10-04 4.22.MD