Popullsia e Bullgarisë më 7 shtator 2021 ishte 6 519 789 njerëz. Gratë janë 3 383 527 – 51.9 për qind, dhe meshkujt 3 136 262 – 48.1 për qind. Ka 927 burra për çdo 1000 gra, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.
Në 10 vjet, popullsia u ul me 11.5 për qind ose me 844 781 njerëz.
Shpopullimi është për shkak të vdekshmërisë më të lartë dhe migrimit jashtë vendit. 23.5 për qind e popullsisë është mbi 65 vjeç. Në grupin nga 15 deri në 64 vjeç janë mbi 4 milionë persona ose 62.4 për qind e njerëzve.
Ka 5257 vende të banuara. Në 257 qytete jetojnë 4 782 064 banorë ose 73.3 për qind e popullsisë.
Në 5000 fshatra jetojnë 1 737 725 banorë ose 26.7 për qind e popullsisë. Me mbi 100 000 banorë janë Sofja, Plovdivi, Varna, Burgasi, Ruse dhe Stara Zagora
Në këta 6 qytete banojnë 34.5 për qind e njerëzve ose çdo i treti.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..