Skulptori bullgar me famë botërore Pavell Kojçev i dha jetë të re kompozimit të tij skulpturor “Kullota Ujore” duke e vendosur në liqenin e Parkut Jugor në kryeqytet. “Ideja e veprës lidhet me Biblën. Të gjithë kemi nevojë për një bari, Krishtin, sepse njeriu është i dobët, i pasigurt. Në liqen pasqyrohen pemët përreth dhe kështu mbushet me kuptim kullotja”, shpjegon autori idenë e tij.
Vepra është emblematike e Pavell Kojçev, i cili prezantoi “Kullota Ujore” për herë të parë në vitin 2009 në liqenin në afërsi të fshatit Osikovica pranë qytetit Pravec. Kompozimi “jetoi” atje për një dekadë.
Gjashtë figurat - një bari dhe dele, të cilat tani kënaqin vizitorët në Parkun Jugor në Sofje, janë prej bronzi dhe peshojnë gjithsej 2.165 tonë. Figura kryesore - bariu, ngrihet në një lartësi prej 4 metrash mbi ujë.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Radio Bullgaria
Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..