Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia i përgjigjet SHBA-së me rritjen e pranisë ushtarake në Qipro

Turqia do të rrisë praninë e saj ushtarake në Qipro dhe do të furnizojë pjesën veriore të ishullit me armët e nevojshme për të mbrojtur interesat e turqve qipriotë. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu para studentëve të Universitetit Pamukkale, transmeton Anadolu Agency (AA). “I propozova Blinkenit, nëse dëshiron, të japë ndihmë financiare për grekët qipriotë, por jo të furnizojë me armë, duke e pyetur hapur: Kundër kujt po armatosni /Nikozinë/?”, tha ministri turk për bisedën e tij me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Anthony Blinken. Këtë muaj, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Blinken hoqi kufizimet në tregtinë e produkteve të mbrojtjes për Qipron për vitin fiskal 2023. “ “Nuk ka asnjë shpjegim pse SHBA hoqën embargon e armëve. Kjo do të çojë në një garë armësh në ishull”, komentoi Presidenti Recep Erdogan për CNN TÜRK. SHBA-ja vendosën embargon në vitin 1987 për të inkurajuar bashkimin e ishullit, bisedimet për të cilin dekada me radhë janë të pasuksesshme. Kufizimet u hoqën pjesërisht në vitin 2020, kujton “Dnevnik”.

Mali i Zi dëbon gjashtë diplomatë rusë

Mali i Zi shpalli gjashtë diplomatë rus persona non grata, njoftoi Ministria malazeze e Punëve të Jashtme në “Twitter”, cituar nga BTA. Veprimi u mor për shkak të veprimeve të diplomatëve të cilat bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe respektimin reciprok midis dy shteteve. Më herët të enjten, mediat malazeze njoftuan për një rrjet në shkallë të gjerë që punonte në dobi të inteligjencës ruse. Sipas publikimeve në mediat malazeze, objekt i operacionit ishin dy shtetas malazezë, gjashtë diplomatë rusë dhe rreth tridhjetë shtetas rusë me banim në Mal të Zi.

SHBA-ja janë partneri më i rëndësishëm tregtar i Rumanisë jashtë BE-së

Vëllimi tregtar midis Rumanisë dhe SHBA-së gjatë vitit 2021 arriti 5 miliard e 400 milion dollarë në krahasim me 2 miliard e 400 milion dollarë në vitin 2011. Këtë e tregon një analizë e Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Industrisë në Rumani, paraqitur gjatë Forumit Ekonomik Amerikano-Rumun që u mbajt këtë javë, transmetoi Radio Rumania Interneshënëll. Investimet amerikane të drejtë për drejta dhe të tërthorta në Rumani u rritën nga 6.5 miliard dollarë në vitin 2019 në 7.5 miliardë dollarë në vitin 2020. SHBA janë partneri i pestë tregtar i Rumanisë dhe partneri më i rëndësishëm i vendit jashtë BE-së. Investimet më të mëdha të SHBA-së në Rumani janë në fushën e bujqësisë dhe shëndetësisë. Në vend ka 900 firma me kapital amerikan.

Serbia nuk do të njohë referendumet në Ukrainë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Sellakoviç, tha se Beogradi nuk mund të pranojë rezultatet e të ashtuquajturve referendume në rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Rusia, njofton BTA. “Kjo do të jetë në kundërshtim të plotë me interesat tona shtetërore dhe kombëtare, në kundërshtim të plotë me politikën tonë të ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit dhe përkushtimit ndaj parimit të paprekshmërisë së kufijve”, tha Sellakoviç.

Në Greqi protestuan në solidaritet me gratë e Iranit

Persona të panjohur hodhën një koktej Molotov në misionin diplomatik të Iranit në Athinë, gjë nga e cila askush nuk u lëndua, njoftoi korrespondentja e BNR Katja Peeva nga Greqia, duke iu referuar një mesazhi të policisë greke. Incidenti lidhet me një demonstratë në mbështetje të grave në Iran, e cila u zhvillua në qendër të kryeqytetit grek. Demonstruesit mbanin postera me fytyrën e Mahsa Amini, dogjën hixhabet dhe prenë flokët në mënyrë demonstrative. Qindra gra greke nga organizatat për mbështetjen e grave morën pjesë në demonstratën në sheshin qendror të kryeqytetit grek. Në mesin e demonstruesve kishte burra nga Irani që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: IHA, arkiv, EPA/BGNES


Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD