Referendumet e mbajtura në katër rajonet e pushtuara në Ukrainë, si dhe pritshmëria e aneksimit të tyre, krijojnë shqetësime shtesë midis pushtetarëve në Bullgari. Kjo u bë shkak për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit, të kryesuar nga kryeministri Gëllëb Donev. Gjatë diskutimit, anëtarët e këshillit u bashkuan rreth vendimit për rishikimin dhe përditësimin e planeve të mbrojtjes nga fatkeqësitë, si dhe për shqyrtimin e disponueshmërisë dhe statusit të individit dhe mjeteve kolektive të mbrojtjes në rast krizash nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, në koordinim me Ministrinë e Brendshme. Theksi u vu gjithashtu në ndërveprimin midis pjesëve të sistemit të unifikuar të shpëtimit dhe autoriteteve ekzekutive.
Në takim morën pjesë disa prej ministrave që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare, si dhe drejtues të shërbimeve. "Çdo ndryshim i vetëm në situatën gjeopolitike çon në shqetësimet përkatëse," komentoi ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Sipas tij, mobilizimi në Rusi vlen edhe për bullgarët me shtetësi të dyfishtë nëse janë në territorin rus. Këtë e ka konfirmuar ministri i jashtëm Nikollaj Millkov.
Lidhur me referendumet në katër rajonet e Ukrainës, ai theksoi se rezultatet e tyre nuk konsiderohen ligjërisht të detyrueshme. Pritet që sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë që dënon referendumet. Sipas Përfaqësueses së Përhershme të SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, nëse Rusia përdor veton për t'u mbrojtur, atëherë do të thirret Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për t'i dërguar një mesazh të qartë Moskës.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..