Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një sondazh i Radio Bullgarisë tregon se qytetarët bullgarë votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me shpresën për një qeverisje më moderne të vendit

Opinionet nga rruga: Shoqëria civile në vendin tonë duhet të jetë katalizatori i ndryshimit të pritur

Foto: Ani Petrova

Pak më shumë se 6.6 milionë janë qytetarët bullgarë që kanë të drejtë vote sot. Zgjedhja e tyre do të formojë përbërjen e Parlamentit të Bullgarisë, i cili përbëhet prej 240 anëtarësh. Këto janë zgjedhjet e katërta në vendin tonë brenda 18 muajve të fundit. I pyetëm qytetarët për qëndrimet dhe pritshmëritë e tyre për zhvillimin e situatës në vend pas 2 tetorit. Në përgjithësi ndihet lodhje, një dëshirë e qartë për ndryshim dhe transparencë në qeverisjen politike dhe një shpresë e matur se kjo do të ndodhë pas zgjedhjes së Asamblesë së ardhshme Kombëtare të 48-të.

Votimi i sotëm i parakohshëm nuk është aspak befasues për Elenën nga Sofja, rreth 30 vjeçe, e martuar me dy fëmijë dhe biznes të vet.

“Edhe pse shpresoja që koalicioni do të arrinte një marrëveshje dhe nuk do të arrinte deri këtu, nuk jam e befasuar”, tha ajo.

Sipas Elenës arsyeja është sepse ka shumë interesa personale pas asaj që shihet nga shoqëria. Aleksandra është e të njëjtit mendim:

“E prisja, pasi politikanët bullgarë në vend të parë i mbrojnë interesat e veta, sesa interesat e të gjithë kombit.

Martin, i cili punon në fushën e teknologjisë IT, pranon se ka mbetur disi i befasuar nga zhvillimi i situatës.

“Por nga ana tjetër, skena politike në Bullgari ka qenë gjithmonë e paparashikueshme, ndaj ndoshta ishte e pritshme”, thotë ai, por në mënyrë kategorike deklaron se sot do të ushtrojë të drejtën e votës.

“Mendoj se në sfondin e konflikteve që kanë shpërthyer vitin e fundit dhe pikërisht tani në këtë situatë të inflacionit në mbarë botën, është e nevojshme që secili prej nesh të mbajë një pozicion dhe ta mbrojë atë. Votimi është një mënyrë e tillë. Unë personalisht do të votoj për të renë dhe të ndryshmen, që nuk ka qenë kurrë në skenën politike në vendin tonë” – tha i riu bullgar.

“Ne jemi të detyruar të ushtrojmë të drejtën e votës dhe të zgjedhim njerëzit që do të na qeverisin. Përndryshe çdo gjë do të ndodhë sërish – deklaron nëna e re Maja.- Nuk u besoj premtimeve politike që bëjnë të gjithë. Përkundrazi, u besoj vetëm disa personaliteteve që më pëlqejnë dhe pikërisht për ta do të jap votën time, e cila do të përfaqësojë zgjedhjen time për të ardhmen e familjes dhe fëmijës tim”, shtoi ajo.

“Do të votoj për një qeveri më të ndershme dhe transparente – na shpjegon Elena. Kështu qe gjërat të ndodhin më lehtë në Bullgari, duke filluar me digjitalizimin e më shumë proceseve dhe duke i bërë të gjitha projektet të dukshme dhe të qarta për të gjithë. Shpresoj që e gjithë kjo të ndodhë. Sigurisht që do të jetë një proces i ngadaltë. Por unë mendoj se njerëzit kanë filluar të ndryshojnë qëndrimet dhe të menduarit e tyre dhe besoj se shoqëria civile duhet të jetë katalizatori që do të çojë në këtë ndryshim”.

"Dua që të ketë një jetë më të mirë për fëmijët që po rriten tani, për njerëzit që po zhvillohen tani. Të kemi vende pune potenciale për gjithnjë e më shumë qytetarë. Nuk duhet të ketë arsye për trajtim diskriminues” – i vizaton ëndrrat e saj Aleksandra.

Zgjedhjet e shpeshta në dy vitet e fundit ngritën qartë çështjen e votës së bullgarëve jashtë vendit. Deri në datën 6 shtator 2022, afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për votim jashtë vendit, janë regjistruar 50 865 aplikime në KQZ. Zbulohen gjithsej 755 qendra votimi në 61 vende, më shumë në Turqi – 166, Britaninë e Madhe – 126, Gjermani – 77, Greqi – 72, Spanjë – 65.

A munden bashkatdhetarët tanë jashtë vendit të bëjnë një zgjedhje mjaft të informuar dhe a kanë të drejtë morale të vendosin për të ardhmen e njerëzve që jetojnë në Bullgari – këto ishin vetëm disa nga pyetjet e qytetarëve pas zgjedhjeve parlamentare të nëntorit 2021.

“Mendoj se bullgarët jashtë vendit, veçanërisht në votimet e fundit, kanë një kontribut të madh në rezultatet e tyre. Unë personalisht mendoj se ata duhet të kenë të drejtën e votës”, thotë Maja.

Për Martinin, kjo është përgjegjësia e tyre si qytetarë:

“Qëndrimi im është që çdo qytetar bullgar, pavarësisht se ku ndodhet, duhet të ketë të drejtën e votës për të ardhmen e vendit të tij. Në fund të fundit, nuk duhet përjashtuar fakti që familjet e shumë prej këtyre njerëzve vazhdojnë të jetojnë këtu. Ata kanë përgjegjësinë të jenë votues për vendin e tyre”, na shpjegoi Martin qëndrimin e tij.

“Le të mos harrojmë se në çdo moment ata mund të vendosin të kthehen këtu. Mendoj gjithashtu se këta bashkatdhetarët tanë kanë një pikëpamje shumë më objektive për atë që po ndodh këtu, pikëpamje kjo e cila nuk është e rënduar politikisht”, thekson Elena.

Mbetet për t'u parë se sa nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit do ta ushtrojnë sot të drejtën e tyre qytetare për të votuar.

A do gjejnë të gjitha shpresat për një të nesërme më të ndritshme shprehjen e tyre parlamentare në fletëvotim?

“Përpiqem të mbaj një qëndrim pozitiv”, thotë Martin, “ndonëse krahasuar me atë që ka qenë vitet e fundit, nuk është e vështirë të qëndrosh negativ”. Shpresoj për më të mirën, por çfarë do të ndodhë – duhet të shohim”.

“Fatkeqësisht, ndjenja ime është se gjërat nuk do të ndryshojnë dhe nuk do të kemi një parlament funksional, i cili do të çojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare”, tha në përfundim Maja për Radio Bullgarinë në lidhje me votimin e sotëm parlamentar në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ani Petrova, BGNES, Facebook /RodinaSydney



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD