Në muajin e ardhshëm, gazi natyror mund të bëhet më i lirë me afro 32 për qind. Gjatë diskutimit publik të çmimeve në Rregullatorin e Energjisë, Drejtoresha Ekzekutive e kompanisë “Bullgargaz” Denica Zllateva theksoi se lidhja bullgaro-greke e gazit pritet të funksionojë nga 1 tetori dhe se vendi ynë do të marrë të gjithë sasinë e karburantit blu azer përmes saj. Nga ana tjetër, mbiçmimi aktual i shkëmbimeve ndërkombëtare do të ndikojë në çmimin në muajin nëntor. Sipas Denica Zllatevës, ka interes të madh për 4 tenderët e shpallur për furnizim me gaz të lëngshëm natyror, si për një periudhë afatshkurtër ashtu edhe për 10-vjeçare, nga kompani nga Amerika, Evropa, Lindja e Mesme dhe Kina. Zlateva shprehu shpresën se përmes këtyre procedurave të hapura do të arrihet një çmim i mirë edhe për muajin nëntor. Aplikimi përfundimtar për çmimet e “Bullgargaz” do të paraqitet më 1 tetor.
Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..
Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Temperaturat..
Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..