Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dënoi përdhosjen publike të himnit kombëtar bullgar gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare të Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Në deklaratën e zëdhënësit të MPJ-së dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Kostadin Koxhabashev thuhet se gjuha e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve nga tribunat e stadiumit kombëtar në Shkup është mohim i vlerave themelore të shoqërive moderne demokratike dhe në kontrast me parimet dhe normat evropiane të sjelljes.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se MPJ-ja e merr parasysh reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila dënon gjuhën e urrejtjes gjatë ndeshjes së futbollit dhe në të njëjtën kohë u bën thirrje autoriteteve zyrtare në Shkup të bëjnë atë që është e nevojshme për të zhdukur agresionin antibullgar në hapësirën publike të vendit.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..