Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bum i importit të makinave elektrike dhe hibride në vendin tonë

E ardhmja i përket automobilave elektrike të ndara

Foto: pixabay

Ata janë pazhurmë, komod, miqësor me mjedisin dhe ekonomik. Deri në çfarë mase stimujt e bullgarëve për të blerë një makinë elektrike burojnë nga dëshira për të mbrojtur mjedisin ose janë më tepër financiare, nuk është e qartë. Por një gjë është e sigurt - ata janë gjithnjë e më të orientuar drejt lëvizshmërisë së gjelbër. Një në çdo 100 makina në vendin tonë është plotësisht elektrike ose hibride. Interesi është aq i madh, që kohët e fundit filloi të flitet për një bum të vërtetë në kërkimin. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në një vit, blerjet e makinave elektrike u rritën me 82 për qind dhe tani në rrugët e Bullgarisë lëvizen 4614 makina tërësisht elektrike, së bashku me 25 mijë makina të tjera hibride, importet e të cilave u rritën me 58 për qind. Për momentin, nëse një person dëshiron të blejë një automjet elektrik, duhet të presë Vitin e Ri - magazinat janë bosh, njofton Klusteri Industrial “Elektromobile”.

Kushtet për përdorimin e mjeteve ekologjike po përmirësohen vazhdimisht. Në vend ka rreth 650 stacione karikimi, të reja po shfaqen gjithnjë e më shumë. Përveç kësaj, mund ta karikoni makinën elektrike në garazhin tuaj për më pak se 2-2.50 leva dhe me një mbushje për këtë shumë mund të kaloni të paktën 100 kilometra. Makinat elektrike të përbashkëta po bëhen gjithnjë e më aktuale.

Kalin Cvjatkov, student në Universitetin e Sofjes “Kliment Ohridski”, dhe shokët e tij rregullisht lëvizin nëpër Sofje me një makinë elektrike të marrë me qira. Zhbllokimi bëhet përmes një aplikacioni të veçantë smartfone. Sipas Kalin, ngasja nëpër qytet me të është shumë e rehatshme - këto makina janë të lehta dhe të shkathëta, me to mund të arrish lehtësisht dhe shpejt në çdo pikë dhe mund të parkosh në qendër pa paguar zona. Dhe me shume:

Është më lirë se të marrësh një taksi, ndoshta gjysma, dhe është më e shpejtë. Ju e dini rrugën tuaj, nuk keni pse t’ia shpjegoni adresën një shoferi. Por gjithsesi duhet të jeni të kujdesshëm sepse nëse aksidentoni do të ketë një problem. Ju gjithashtu duhet të kontrolloni nëse gjithçka është në vend, nëse kablloja e karikimit është e disponueshme dhe funksionale, etj. Kjo është një përgjegjësi. Në Sofje është shumë e lehtë të lëvizësh kështu. Por ka rregulla, për shembull në disa lagje nuk mund të parkosh falas askund, përveç në një stacion karikimi. Ideja është që kur një person shkon në shtëpi, ai e lë automjetin për të ngarkuar përdoruesin tjetër.”

Evropa po përgatitet për t’u ndarë përfundimisht me motorin me djegie të brendshme. Kjo pritet të ndodhë deri në vitin 2030 dhe për këtë qëllim tashmë po ndahen fonde serioze për stimuj direkt financiarë për qytetarët. Në vendin tonë, kur blejnë një makinë të re elektrike, pronarët nuk përfitojnë zbritje të TVSH-së, por janë të përjashtuar nga taksa vendore.

Prapëseprapë, automjetet e gjelbra janë ende mesatarisht 50për qind më të shtrenjta se ato konvencionale. Por në sfondin e çmimeve të tyre vazhdimisht në rënie dhe rritjes së mprehtë të çmimit të makinave me djegie të brendshme, eko-makinat nuk perceptohen më si një luks apo një modë.

Për Kalin dhe kolegët e tij, megjithatë, e ardhmja është në automjetet elektrike të përbashkëta. “Unë nuk kam makinë personale – kjo përfshin shumë shpenzime – duhet të ndërroni pjesë, të paguani karburantin, të ndani fonde për sigurime, vinjeta etj. Për mua është më fitimprurëse të marr me qira një makinë elektrike”, shpjegon Kalin, duke shtuar:

Mendoj se njerëzit duhet të ndalojnë përdorimin e makinave personale dhe të zgjedhin makina elektrike që janë të përbashkëta, duke i përdorur ato vetëm kur u nevojitet. Gjatë pjesës tjetër të kohës, të shfrytëzohen mjete të tjera transporti - trenat dhe transportin publik në përgjithësi. Sepse është zgjidhja më ekologjike. Qëllimi ynë kryesor këtë dekadë është të zvogëlojmë gjurmën tonë të karbonit, ja ku duhet të shkojmë!” - tha në përfundim Kalin Cvjatkov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay, Rawpixel



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD
Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD