Autoritetet në Shkup dënuan fishkëllimin e himnit kombëtar bullgar gjatë interpretimit të tij para ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ngjarjet sportive janë shprehja më e lartë e parimeve të trajtimit të drejtë, respektit të ndërsjellë dhe konkurrencës në një frymë sportive. Keqpërdorimi i këtyre ngjarjeve për përhapjen e urrejtjes dhe intolerancës është e kundërta thelbësore e idesë së tyre kryesore”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.
“Edhe në të ardhmen, Maqedonia dhe Bullgaria do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive për përmirësimin e marrëdhënieve si aleatë në NATO, partnerë të ardhshëm në BE dhe, mbi të gjitha, fqinjë të mirë”, thuhet në deklaratë.
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..