Ministria e Punëve të Jashtme bëri thirrje që njerëzit të përmbahen nga udhëtimet në Federatën Ruse për shkak të përkeqësimit të situatës. Qytetarët bullgarë në Rusi këshillohen të marrin në konsideratë mundësinë e largimit urgjent nga vendi, duke përdorur mjetet e transportit aktualisht në dispozicion.
Bullgarët që mbeten në Rusi këshillohen të ushtrojnë vigjilencë të shtuar, të shmangin vendet me grumbullime njerëzish, duke marrë parasysh zhvillimin e situatës me gjithë vëmendjen e nevojshme.
Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët bullgarë mund të kontaktojnë Ambasadën në Moskë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Shën Petersburg, si dhe “Qendrën e Situatave” në ministri me email: crisis@mfa.bg ose në telefonat: +359 2 948 24 04, +359 2 971 38 56.
Grupi i fundit i Ekspeditës së 33-të Kombëtare të Antarktidës kthehet sot në Sofje, njoftoi Instituti Antarktik Bullgar. Gjatë ekspeditës përfundoi dhe u hap zyrtarisht ndërtesa e bllokut të ri laboratorik. Përveç kësaj, u kryen kërkime për projekte..
Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të..