“Kollkina Dupka” është shpella më e gjatë në Bullgari me 19 164 m galeri nëntokësore. Deri më tani, shpella më e gjatë në vend konsiderohej “Duhllata” në malin Vitosha afër fshatit Bosnek, me galeri prej 18 200 m. Këtë e njoftuan për BTA speleologët e Klubit të Shpellave “Pod Rëbë”, i cili është duke eksploruar shpellën.
Sipas tyre, për momentin, përveçse më e thella dhe më e gjata në Bullgari, “Kollkina Dupka” është padyshim edhe shpella më e vështirë për t’u depërtuar dhe për t’u eksploruar me shumë lumenj nënujorë. Për të hyrë në këtë shpellë kërkohet pajisje dhe përgatitje speciale.
Në vitin 2017, “Kollkina Dupka”, pranë fshatit Zimevica, komuna Svoge, u bë shpella më e thellë me një thellësi prej 543 m. Por sipas studiuesve, kompleksi nuk është zbuluar plotësisht dhe mund të ketë një korrigjim të ri të të dhënave të shpellës.
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..