Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inspektorët shëndetësorë protestuan për rritjen e pagave

Foto: Evelina Stojanova

Punonjësit e Inspektimeve Shëndetësore Rajonale në të gjithë vendin kanë dalë sot në protestë për rritjen e pagave. Kërkesa e tyre mbështetet nga Konfederata e Sindikatave /KNSB/. Sindikata këmbëngul për rritjen e të ardhurave të paktën me masën e inflacionit, i cili me bazë vjetore për muajin gusht është afër 18%.

Paga mesatare e një inspektori shëndetësor është 900 leva /460 euro/, njerëzit me të drejtë janë të demotivuar, tha kryetarja e sindikatave në Inspektimin Shëndetësor Regjional-Bllagoevgrad Valentina Georgieva. Punonjësit kanë bërë të ditur se nëse nuk ka përgjigje nga pushteti ekzekutiv do të nisin protestën para Ministrisë së Shëndetësisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD