Kombëtarja e Bullgarisë fitoi medaljet e bronzta në Kampionatin Evropian të Volejbollit për të rinjtë nën 20 vjeç - U20. Bullgaria mposhti Belgjikën me rezultat 3:1 në finalen e vogël të kampionatit të zhvilluar në Montesilvano të Italisë. Ky është një tjetër sukses i madh për kombëtaren e udhëhequr nga trajneri Martin Stoev, pas vendit të dytë në Botërorin U-19 në Iran 2021.
Italia fitoi në mënyrë dramatike Kampionatin Evropian U-20, duke mposhtur Poloninë me 3:2.
Pas suksesit në Montesilvano, Martin Stoev njoftoi se do të tërhiqet nga posti i trajnerit të kombëtares së të rinjve. Pritet që ai të bëhet trajner i ekipit të meshkujve.
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..