Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në mënyrë vendimtare nëse Rusia përdor armët bërthamore në Ukrainë, dhe pasojat për Federatën Ruse do të jenë katastrofike, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Ai i tha NBC se Moska u informua në detaje cilat do të jenë pasojat e një përshkallëzimi bërthamor.
“Ne kemi mundësinë të flasim drejtpërdrejt në një nivel të lartë me rusët, t’u tregojmë atyre qartë se cili është mesazhi ynë dhe të dëgjojmë mesazhin e tyre”, tha këshilltari.
Uashingtoni është i bindur se udhëheqësi rus Vlladimir Putin dëshiron të “fshijë” popullin ukrainas dhe për këtë arsye, Uashingtoni do të vazhdojë t’i sigurojë Kievit armë, municione, inteligjencë dhe ndihmë të tjera, tha Sullivan.
“Kushdo që ka një armë bërthamore duhet të merret seriozisht. Nëse ai po bën blof apo jo, do të shohim. Sipas mendimit tim, në këtë situatë nuk do të përdorej asnjë armë bërthamore. Për të marrë vendim për përdorimin e armës bërthamore si përgjigje, ekziston një grup i posaçëm që i merr këto vendime me unanimitet të plotë”, komentoi për “Nova TV” ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, Dimitër Stojanov.
Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..
Kryeministri në detyrë Dimiër Gllavçev, i cili ndodhet në SHBA për Samitin në Nju Jork, në Çikago u takua me biznesmenë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, shkollave dhe qendrave kulturore bullgare. Ai përgëzoi përfaqësuesit e komunitetit më të..
Komisioni Evropian miratoi transferimin e 90 milionë eurove të pashfrytëzuara nga vendi ynë nga periudha e mëparshme financiare në kuadër të Programit për Zhvillimin e Zonave Rurale, njoftoi ministri në detyrë i bujqësisë, Georgi Tahov, i..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..