New Orleans është i njohur për komunitetin e tij shumëngjyrësh kulturor, kuzhinën e tij tradicionale dhe mbi të gjitha, trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme muzikore. Në kryeqytetin botëror të xhazit, pothuajse të gjithë luajnë në një instrument, por nuk është e domosdoshme që të jetë xhaz.
“Këtu njerëzit janë të hapur për të gjitha llojet e gjinive, për shembull një shoku im i binte daulles bas, por tani po mëson daullen bullgare" - thotë Fijbi Vllasi /Phoebe Vlassis/. Ajo ka lindur dhe është rritur në Athinë, por që prej 9 vjetëve jeton në New Orleans dhe është pjesë nga grupi vendas për këngë popullore bullgare “Trendafillka” /Trëndafila/.
Me Fijbin u takuam në Tubimin Kombëtar të Krijimtarisë Popullore në Koprivshtica, ku kishte pjesëmarrje bashkë me adhurues të tjerë të huaj të folklorit bullgar.
“Kaq shumë njerëz nëpër botë e pëlqejnë dhe e duan muzikën bullgare si dhe në përgjithësi muzikën ballkanike! Në Shtetet e Bashkuara ka një grup të madh të fansave të Ballkanit, ata e adhurojnë muzikën dhe vallet tuaja popullore. Kjo lidhje e drejtpërdrejtë me muzikën autentike, me natyrën bashkon shumë njerëz tek ne - thotë Fijbi. - Ne jemi rreth 11 gra, bëjmë prova çdo ditë të diel. Unë jam greke, kemi dhe një serbe, kurse të tjerat janë amerikane. Përveç kësaj në qytet kemi edhe një grupi tjetër - “Bllato zllato” i cili ekzekuton muzikë bullgare në fizarmonikë, violinë, daulle... Dy grupet e tjera në New Orleans janë Backyard Balkan Brass, i cili ekzekuton në instrumente frymore, dhe Panorama - repertori i të cilëve po kështu përfshin këngë ballkanike në këtë numër dhe këngë bullgare”- thotë Fijbi. Dhe shton, se shpeshherë këto grupe bashkëpunojnë dhe dalin bashkë në skenë.
Shikoni performancën e grupit “Trendafilka” të këngës për Pirinin "Mori ajda ajda" në skenën e The Marigny Opera House në New Orleans në maj 2022:
Në Tubimin Kombëtar në Koprivshtica “Trëndafilat” amerikane të New Orleans kënduan sup më sup me bashkëqytetarët e tyre të grupit “Zllato bllato”. “Kam 10 vjet që luaj në fizarmonikë dhe këndoj këngë popullore bullgare. Në këtë muzikë gjej shumë ndjesi dhe shpirt, trishtim dhe gëzim!”- thotë themeluesja e grupit Lu Kerig /Lou Carrig/.
Ajo është me prejardhje irlandeze, jeton prej viteve në Shtetet e Bashkuara dhe është pasionuar pas folklorit tonë në sajë të diasporës bullgare në New Orleans. Aty Lu ka miq të shumtë bullgarë, të cilët nuk e kanë humbur lidhjen e vet me Bullgarinë, me kulturën dhe muzikën bullgare. Pikërisht kështu ka lindur projekti i saj “Bllato zllato”. Në grup marrin pjesë si bullgarë ashtu dhe amerikanë.
“Gjatë vitit 2018 ishim të ftuar në festivale të ndryshme folklorike në Bullgari, të ngjashme me këtë në Koprivshtica - thotë Lu. - U paraqitëm në “Vallen pranë burimit” në Velingrad, ekzekutuam dhe në disa vende nëpër Detin e Zi. Ky është një përjetim magjik, i papërsëritshëm - të përvetësosh këngët popullore bullgare në Amerikë, nga diaspora bullgare, t’i këndosh në bazë të mënyrës vetjake, sepse nuk ka sesi ato të tingëllojnë plotësisht si në variantin e tyre autentik. Dhe pas kësaj të vish këtu, në Bullgari, që t’i prezantosh përpara publikut bullgar, të prekësh deri në lot gratë e moshuara dhe të mund të frymëzosh të rinjtë të kërcejnë... Na ka rastisur që pas një koncerti, tek ne të vijnë bullgarë të rinj dhe të na thonë: ”Përpara kësaj nuk interesohesha nga folklori bullgar, por kur ju pash juve sesi interpretoni në këtë mënyrë të shkëlqyer, fillova ta dua dhe tani po e mësoj. Dhe e dini, më duket se, edhe ne kemi njëfarë kontributi në ruajtjen dhe shpërndarjen e kësaj trashëgimie tuaj tepër të veçantë,”- thotë si përfundim Lu Kerig.
Shikoni performancën e “Bllato zllato” të këngës " U dashurova pas një vajze" në Festivalin për muzikë dhe arte në Bayou Boogaloo në New Orleans, qershor 2022:
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova, Trendafilka, Blato zlato
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..