Bullgaria është ndër liderët botërorë në eksportet e lulediellit dhe zë vendin e dytë për vitin 2021 me shitje për mbi 730 milionë dollarë, sipas një analize të Dhomës së Tregtisë Bullgare. Tregjet kryesore janë Gjermania dhe Turqia. Vendi është gjithashtu i treti në botë për sa i përket eksporteve të vajit të lulediellit. Të ardhurat janë 700 milionë dollarë. Vaji i lulediellit eksportohet kryesisht për në Spanjë, Itali, Turqi dhe Greqi. Për shkak të importit të liberalizuar të grurit nga Ukraina, këto pozicione janë të kërcënuara, theksojnë nga dhoma.
Analiza tregon se një biznes i mirë eksporti është bionaftë e rapes. Deri para disa vitesh, prodhuesit bullgarë e eksportonin drejtpërdrejt, por tani e përpunojnë në rafineri të vogla. Në vitin 2021, u eksportuan 542 000 tonë bionaftë në BE për 926 milionë dollarë.
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..