Nga 23 deri më 27 shtator do të mbahen referendumet e shpallura nga Moska për pranimin e territoreve të okupuara të Ukrainës në Rusi. Planet ruse u dënuan nga Ukraina dhe nga vendet perëndimore. BE njoftoi se nuk do t’i njohë rezultatet dhe po përgatit një paketë të 8-të të sanksioneve anti-ruse.
Para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock kërkoi anulimin e zgjedhjeve dhe përfundimin e luftës. Baerbock dhe diplomatë të tjerë kritikuan Ministrin e Jashtëm rus Sergej Llavrov për largimin nga takimi i OKB-së menjëherë pas paraqitjes së qëndrimit të Kremlinit. Llavrov akuzoi edhe një herë Perëndimin për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në luftë duke furnizuar me armë Kievin dhe duke trajnuar ushtrinë ukrainase.
“Kërcënimet bërthamore duhet të ndalen menjëherë”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Blinken tha se Vlladimir Putini duhet të mbahet përgjegjës për atë që po shkatërron rendin botëror të cilin vendet anëtare të OKB-së po përpiqen të shpëtojnë.
Zëvendëskryetari i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, Vadim Skibickij, tha se Vlladimir Putin po shqyrton seriozisht mundësinë e një lufte bërthamore. Ai tha për ITV News se pasojat e përdorimit të armëve bërthamore taktike mund të prekin Poloninë, rajonin e Detit të Zi, Turqinë dhe Bullgarinë, bënë të ditur UNIAN.
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara nënujore të vendosura në shtratin e detit përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Zona ujore e mbuluar..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..