Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria të ndërmjetësojë për paqen në Ukrainë

Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Bullgaria duhet të ketë guximin dhe vetëbesimin për të iniciuar takime në nivelin më të lartë diplomatik në kërkim të zgjidhjes së situatës së rënd ndërkombëtare, tha në Veliko Tërnovo Nënpresidentja Ilijana Jotova.

“Pas deklaratës së presidentit rus, bëhet fjalë qartë për thellimin e këtij konflikti, për zgjerimin e luftës dhe për shumë rreziqe që brezi ynë nuk i di. Duhet të ketë një përgjigje nga organizatat kryesore ndërkombëtare”, theksoi Jotova.

Bullgaria të zërë një pozitë të prerë brenda BE-së. Ka se çfarë të dëshirohet për udhëheqjen e Evropës. Nuk është vonë që Evropa, në personin e institucioneve të saj dhe 27 vendeve anëtare, të vendosë në tryezë temën e ndalimit të luftës në Ukrainë, komentoi nënpresidenti.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës në rajonet lindore do të ketë ende vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 25-04-15 7.40.MD

DPS-DPS vendos nëse do të vazhdojë të mbështesë qeverinë

Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës së dytë të mosbesimit ndaj kabinetit Zheljazkov mbi temën e korrupsionit. Para takimit, deputetja..

botuar më 25-04-15 6.48.MD
Sheshi i Centralit

Bullgaria hoqi dorë nga shitja e reaktorëve të Centralit Atomik “Belene”

Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..

botuar më 25-04-15 3.37.MD