539 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 79 nga një ditë më parë. 63 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 11.7 për qind e 4615 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 10 për qind të treguesit të mërkurën, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u ulën me 825 në 8906. Në spitale u shtruan 61 të infektuar. 40 prej tyre ose 65.6 për qind nuk kanë vaksina kundër Covid. Janë 27 të infektuar në terapi intensive.
6 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit, aq sa të martën dhe të mërkurën. 5 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar.
U shëruan 1358 veta.
Të mërkurën u bënë 1733 vaksina.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..