Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja dëshiron të ruhet konsensusi në marrjen e vendimeve në BE

Velisllava Petrova
Foto: mfa.bg

Bullgaria është kundër heqjes së vendimmarrjes unanime në BE në një sërë fushash, tha Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Velisllava Petrova pas Këshillit të fundit për Çështjet e Përgjithshme në Bruksel.

“Potenciali i plotë i Marrëveshjes së Lisbonës duhet të shfrytëzohet përpara se të merret në konsideratë çdo ndryshim. Ne deklarohemi në favor të mbajtjes së konsensusit në vendimmarrje për politikën e jashtme dhe të sigurisë, politikën e zgjerimit të BE-së dhe politikën tatimore”, tha Petrova.

Presidenca çeke e BE-së tha se çështja e vendosjes së shumicës së cilësuar në BE për vendimmarrje do të diskutohet sërish në tetor dhe vendim mund të merret vetëm nga Këshilli Evropian.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD