Ansambli bullgar i gjimnastikës ritmike fitoi dy medalje ari në kampionatin botëror të gjimnastikës ritmike në Sofje. Zhenina Trashlieva, Rejçëll Stojanov, Sofia Ivanova, Margarita Vasileva, Kamelija Petrova dhe Radina Tomova, të cilat stërviten së bashku për rreth 4 muaj dhe janë debutuese në kampionat, morën titullin në shumëgarëshin dhe në finale me tre shirita dhe dy topa.
Për trajneren e tyre Vesela Dimitrova, ky është medalja e parë e artë nga kampionati botëror në karrierë. Kryetarja e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike, Ilijana Raeva, pranoi se pas sëmundjes së papritur të Borjana Kalejn, nuk priste që atletet bullgare të fitonin gjashtë medalje dhe dy kuota olimpike në Kampionatin Botëror.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..