277 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet ulen me 167 nga një ditë më parë. 63.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk ishin të vaksinuar. 9.9 për qind e 3806 testeve të kryera ishin pozitive. Kundrejt 11 për qind të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u ulën me 175 në 9713. Në spitale u shtruan 58 të infektuar. 39 prej tyre ose 67 për qind e të shtruarve në spital nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. Në terapi intensive janë 31 të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 4 persona me Covid të konfirmuar. Dy nga të vdekurit nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. U shëruan 548 veta.
Të enjten u bënë 1244 vaksina.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë..