Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreu i shtetit do të asistojë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Foto: EPA/BGNES

Kreu i shtetit Rumen Radev do të marrë pjesë në ceremoninë funerale të Mbretëreshës Elizabeta II, njoftoi zyra e shtypit e presidentit. Ceremonia do të mbahet më 19 shtator në Londër.

Në ceremoninë e zisë do të marrin pjesë presidentët e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të Francës, Emmanuel Macron dhe shumë burrështetas nga e gjithë bota.

Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare, do të varroset në Kapelën Përkujtimore të babait të saj Mbretit George VI, në Kështjellën Windsor.

Nga 14 shtatori, në vazhdim të katër ditëve mbahet një vigjilje dhe adhurim para arkivolit të Mbretëreshës në Westminster Hall në Londër.

Mbreti Charles III u shpall trashëgimtar i fronit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD