Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

57 mijë nxënës të klasës së parë do të hyjnë në shkollë më 15 shtator

Foto: BGNES

Sivjet nxënësit e klasës së parë janë me 2 mijë më pak se vitin e kaluar. Numri i tyre në të gjithë vendin është 57 000, me gjithsej 717 000 nxënës – 11 000 më shumë se në vitin 2021. Rreth 600 fëmijë ukrainas pritet të hyjnë në klasa. Viti shkollor do të nisë kudo me praninë fizike të nxënësve. Nxënësit nuk do të mbajnë maska, anulohen edhe testet për Covid në hyrje të shkollave. 46 institucione arsimore në 14 rrethe do të hapin vitin akademik në godina të tjera kryesisht për shkak të rinovimeve të vazhdueshme. Të gjithë nxënësve dhe mësuesve u janë siguruar kushte për zhvillimin e një procesi normal arsimor.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

MEÇ kërcënon me bllokada dhe protesta nëse grupi i tyre parlamentar nuk njihet

Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...

botuar më 25-03-21 12.26.MD

Ka shpresë se në fund të vitit do të fillojë ndërtimi i një tuneli nën Shipka

Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..

botuar më 25-03-21 11.25.PD

Kuvendi Popullor miratoi buxhetin e shtetit dhe vendosi një deficit 3% në raport me PBB-në

Pas një seance 22-orëshe, Kuvendi Popullor miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2025. Objektivi i të ardhurave është 45.5 miliardë euro (90 milionë leva). Kostot janë 48.6 miliardë euro (96 miliardë leva). Deficiti është 3% e PBB-së dhe nuk..

botuar më 25-03-21 8.57.PD