Në "Sofia Tech Park" u mbajt edicioni i dytë i festivalit shkencor për fëmijë "Alo, Kozmos! Ju flet Bullgaria". Pyetjeve iu përgjigj edhe 19-vjeçarja Tatjana Ivanova, e cila është pranuar në akademinë e vetme të NASA-s për kandidatë-astronautë.
"Të jesh njeri, kjo është me rëndësi më të madhe. Jurij Gagarin u zgjodh sepse gjithmonë ka buzëqeshur. Duhet të jesh një lojtar ekipi, për të ndihmuar të tjerët," tha Ivanova, e cila ëndërron të bëhet kozmonautja e parë bullgare.
Ajo është pranuar për të studiuar “Inxhinieri Hapësinore” në Florida, SHBA. Por arsimi atje është i shtrenjtë dhe Ivanova shpreson se kompanitë bullgare do ta mbështesin atë, njoftoi BTA.Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..