“Teatri i Urtësisë” – kjo është motoja e edicionit të radhës të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Vjeshtës “Skena në udhëkryq” në Plovdiv, i cili hapet sot /10 shtator/. Si çdo vit, programi ofron një gamë të gjerë shfaqjesh, ekspozitash dhe koncertesh, të gjitha falas ose me ftesë, të cilat mund t'i gjeni në arkat e Teatrit Dramatik "Nikollaj Masalitinov" në qytetin poshtë kodrave.
Një pjesë e rëndësishme nga programi janë disa ekspozitat si “Radha 8, vendi i 14” i skulptores Valentina Zllatarova, që hapet më 11 shtator në galerinë “Dimitër Georgiev”. Ajo përfshin krijime të frymëzuara nga shfaqjet e Teatrit Dramatik Plovdiv.
Që nga viti 2015 Valentina Zllatarova jeton dhe punon midis Britanisë së Madhe dhe Spanjës, ku kërkimet e saj artistike gjithmonë deri tani kanë qenë të lidhura me format njerëzore, të rikrijuara prej materialeve rezistuese.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: stageatacrossroads.bg
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..