“Gjëjamë e këndshme për mua ishte të këndoja. Punoja dhe këndoja njëkohësisht. Dija këngë dhe këndoja gjatë gjithë ditës, kudo që të isha, çfarëdo që të bëja”, rrëfen këngëtarja e madhe e krahinës së Trakisë Jordanka Ilieva. Ajo lindi më 22 gusht 1922 në fshatin Nedjallsko, rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Këtu ajo filloi studimet, si të thuash, në “shkollën e muzikës së të ëmës”, me këngët e punës së përditshme, ndejave dhe festave të fshatit.
Sopranoja e saj e bukur rikrijon ornamentikën e pasur trake dhe nuk lë askënd indiferent. Ajo ishti ndër këngëtarët e parë popullorë që bënë incizime në kompanitë e gramafonit “Simonavija”, “Orfe”, “Mikrofon”, e shoqëruar nga grupet e muzikantëve Radi Angellov dhe Ahmed Babakov. Në vitin 1943, pas një konkursi në Radion Kombëtare Bullgare (atëherë Radio Sofje), ajo u miratua për pjesëmarrje në eter ndërsa në vitin 1946 u bë bashkëpunëtore e rregullt dhe filloi të interpretojë këngët e saj trake në transmetimin në eter të programit “Ora e fshatit”. Interpretimet e saj i shoqëronte “Grupi Ugërçin”, ku në gajde luante edhe bashkëshorti i saj i ardhshëm Ilija Dimitrov. Jordanka Ilieva ishte një nga tetë këngëtaret e përzgjedhura nga mbi 400 kandidatë në Ansamblin e sapokrijuar Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore - Sofje. Ajo shpesh interpretonte pjesët solo, ishte edhe zëri i ansambleve të ndryshme të dhomës, me të cilët merrte pjesë në turne koncertesh nëpër botë. Ndër kolegët me të cilët punonte ishte edhe Todor Todorov, drejtor shumëvjeçar teknik i Ansamblit “Filip Kutev”.
“Nga të gjithë këngëtaret që njoh në Ansambël, Jordanka Ilieva ishte më modeste, shumë e qetë - kujton Todor Todorov për Radio Bullgarinë. – Si këngëtare ishte shumë e mirë. Është interesante se me këngëtaren Vëllkana Stojanova kishin të njëjtat fate. Ashtu si ajo, atë e zbuluan në një tubim të krijimtarisë popullore në vitet 30-të të shekullit të kaluar dhe atëherë e ftuan të bëjë regjistrime të pllakave të gramafonit. Dhe fshatrat e dy këngëtareve janë në rajonin e qytetit Jamboll (Bullgaria Juglindore), 3 km nga njëri-tjetri. Në vitet 50-të të shekullit XX, kur shpallën konkursin për Ansamblin, ajo, ashtu si Vëllkana, ishte ndër këngëtaret e para të pranuara. Të dyve, si këngëtare me përvojë, iu besua formimi i më të rinjve.”
Më 30 tetor mbushen 100 vjet nga lindja e gajdexhiut Ilija Dimitrov, bashkëshort i këngëtares Jordanka Ilieva. Të dy u njohën përderisa punuan me “Grupin Ugërçin”, por u bënë familje derisa ishin në Ansambël.
“Ilija Dimitrov lindi në fshatin Çekançevo, bashkia e qytetit Gorna Malina të Bullgarisë Perëndimore – vazhdon Todor Todorov. - Tashmë në moshën 16-vjeçare, ai ishte një gajdexhi i njohur. Shfaqjet e tij në ansambël janë të lidhura me ekzekutimin prej mjeshtëri të ritmeve të krahinës së Shopëve. Shopët janë një grup etnografik në Bullgarinë Perëndimore. Ilija Dimitrov njihet edhe për incizimet e shumta të muzikës së kësaj krahine folklorike. Muzika e shfaqjes “Tubim në rajonin e Sofjes” - emblema e Ansamblit “Filip Kutev” është e bazuar në motivet e tij. Të dy bashkëshortët qëndruan në Ansambël deri në pension.”
Për “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare Jordanka Ilieva incizoi më se 70 këngë nga krahina e Trakisë. Trashëgimia folklorike e familjes së shquar dallohet për pastërtinë e jashtëzakonshme stilistike. Shfaqjet e tyre janë një shkollë e mrekullueshme kënge dhe instrumentale për ndjekësit e rinj, burim idesh për krijimtarinë e ardhshme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..