Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Valentin Jordanov – bullgari që ndryshoi pamjen e Las Vegasit

“Ka gjithmonë paqe pas luftës”, ka besuar artisti që në fëmijëri

19
Foto: arkiv personal

Valentin Jordanov është një njeri pozitiv dhe i suksesshëm i cili transformon Las Vegasin me instalacionet, pikturat dhe skulpturat e tij të jashtëzakonshme shumëngjyrëshe. Historia e piktorit bullgar është pushtuese dhe motivuese. Ai është shembull për këtë sesi një njeri i ri nuk ndalet para asgjëje, që të mund të realizojë ëndrrën e tij më të madhe të mund të imponohet si një piktor konceptual nga klasa më e lartë, i denjë të mund të eksponojë krijimet e tij në top vendet në qytetin e bizneseve të shfaqjes dhe lojërave të fatit.


Rruga e Valentinit nga vendlindja e tij Veliko Tërnovo deri në rrethet artistike të Las Vegasit është e gjatë dhe sfiduese, por kjo nuk e dekurajon, përkundrazi, e motivon të provojë veten. Ai mbaron Akademinë Artistike në Bukuresht, ku fiton guxim të tregojë stilin e tij origjinal në art.  Pasuron njohuritë dhe mjeshtëritë e tij në Vjenë dhe arrin deri tek Vendi i Mundësive të Pakufizuara, ku përpara 11 vjetëve vendoset në Las Vegas.

“Unë pata fatin e madh të shkoj në shumë vende, të shikoj piktorë të ndryshëm dhe si punojnë ata. Për mua ky qytet është si një burim i frymëzimit. Dhe kur shikon pikturat e mia dhe Las Vegasin aty për aty, mund të shikosh afërsitë në to”.

Ai thotë se, gjithmonë ka pëlqyer të pikturojë, por një traumë e rëndë dhe një qëndrim i gjatë në spital, kur ka qenë 5 vjeç, paracaktojnë fatin e tij të ardhshëm. Që të mund të ikë nga mërzia dhe për të mos menduar për gishtin e prerë në dorën e djathtë, ai vizaton gjithë ditën, pastaj aplikon në klasën e pikturës. Tema e provimit ka qenë “luftë dhe paqe”, kurse djali i talentuar zgjedh të pikturojë vetëm paqen.


“Unë qesh fëmija i vetëm në grup, i cili pikturoi paqen. Mendoj se, ky qe dhe shkaku që të më pranojnë. Ata më pyetën se përse, kurse unë u thashë se, gjithmonë ka paqe pas luftës. Pas kësaj fillova të shkoj në mësime dhe të pikturoj. U rrita në qytetin Veliko Tërnovo - ky qytet është shumë i bukur, ka shumë art kudo, një galeri të shkëlqyer artistike.”

Akoma si student Valentin udhëton shumë dhe kudo pikturon skica të vogla, të cilat i quan “harta të të menduarit pa një pozicion të caktuar”. Pas kësaj i mbledh të gjitha pikturat dhe i bashkon në një kompozicion të madh. Kështu lindin projektet e tij të mëdha qytetare.

“Puna në murale dhe skulptura në një shkallë më të madhe më ofron mundësi të reja për të dalë nga studioja, për të takuar shoqërinë që na rrethon dhe për të paraqitur artin tim në një këndvështrim tjetër. Po kështu më pëlqen shumë sesi atmosfera e qytetit zbukurohet dhe e bën ditën tonë më pozitive dhe të lumtur.

Pikturimi mbi projekte qyteti është një përjetim i plotë, kurse çdo një projekt është tepër i veçantë në varësi nga pozicioni, ideja dhe kjo të cilën duam të paraqesim. “

Sipas Valentin Jordanovit Las Vegasi po transformohet në mënyrë jashtëzakonisht dinamike, po investohet një kapital serioz për artin. Pikërisht kjo i jep shans krijuesit të marrë një pjesë aktive në zhvillimin e qytetit, duke punuar mbi instalime dhe projekte të reja. Sot bullgari është i pranuar në mënyrë shumë të përzemërt nga publiku dhe krijimtaria e tij është kudo në Las Vegas.

“Unë qesh, dhe aktualisht jam midis dy botëve: nga njëra anë pikturimi më klasik dhe njëkohësisht pëlqej shumë piktorët konceptual, të cilët investojnë shumë mendim në pikturat e veta. Por si stile në art jam i ndikuar mjaft nga konstruktivizmi rus, nga monumentet e mëdha të Bullgarisë, godinat e vjetra socialiste me fasadat e tyre monolite...diçka midis dizajnit dhe artit. Në kohën e sotme kufiri midis arteve është i zhdukur dhe çdo gjë duhet si një.”


“Më e rëndësishmja është të jesh origjinal dhe të jesh ti vetë”, thotë Valentin Jordanov. Së fundi kthehet në atdhe përpara 3 vjetëve, kur bën një ekspozitë, bashkë me kuratoren Martina Jordanova. Motoja e saj është “Gjithmonë do të ketë nesër”, të drejtuar drejt të gjithë njerëzve të rinj , të cilët udhëtojnë shumë, duke kërkuar horizonte të rinj jashtë shtetit, por një ditë kthehen në Bullgari. Vet ai ndan dëshirën e tij një ditë të kthehet në atdhe dhe të vazhdojë karrierën e tij që këtu. Por tani energjia e tij është e drejtuar drejt sfidës së radhës krijuese dhe ka ndërmend që të bëjë ekspozitën e tij të ardhshme në Kinë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..

botuar më 24-11-19 3.31.MD
Matina Genkova - Mpofu

Në botën e librave për fëmijë të Matina Genkova-Mpofu

"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..

botuar më 24-11-09 10.35.PD
Llazo Nestori

Llazo Nestori nga Shqipëria: Të jesh bullgar është krenari dhe emër i madh!

Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..

botuar më 24-10-31 7.30.PD