Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria e informoi Komisionin Evropian për masat e përgatitura për sundimin e ligjit

Foto: Ministria e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë nga qeveria teknike Krum Zarkov foli në internet me përfaqësues të Komisionit Evropian për Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe për reformat për shtetin e së drejtës. Në takimin online mori pjesë edhe zëvendëskryeministri teknik për menaxhimin e fondeve evropiane, Atanas Pekanov.

Zarkov theksoi se qeveria e përkohshme po përgatit projektligjet për shumicën e ardhshme në Kuvend. Me to, administrata e re do të mund të miratojë tekstet dhe normat e reja kundër korrupsionit për ndërmjetësimin dhe ndihmën juridike deri në fund të vitit 2022. Lëshimi i këstit të dytë të fondeve evropiane për Bullgarinë në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë varet nga pranimi i tyre në kohë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD