10 ditë pas fillimit të edicionit të sivjetmë të aventurës “Danubi Ultra”, të gjithë pjesëmarrësit arritën nga Vidini në pikën përfundimtare – Durankullak, përgjatë rrugës 740 km të gjatë. Këtë vit, 160 persona përfunduan rrugën më të gjatë të çiklizmit në vend. Pjesëmarrësit më të shpejtë - Bogdan Kirçev dhe Georgi Popgeorgiev, e kaluan rrugën për 32 orë. Të fundit - në dy ditët e fundit, raportoi BNT. Ndër pjesëmarrësit më tërheqës ishin Pavell Andonov nga Plovdivi me një biçikletë pa frena, i cili e përshkoi distancën për 6 ditë e gjysmë dhe Evelin Evllogiev nga fshati Gëmzovo i rrethit të Vidinit - me një biçikletë bullgare "Ballkan", i cili përfundoi rrugën në kuadrin e 5 ditëve.
Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut të fortë të tenisit në Indian Wells. Tenisti më i mirë bullgar theu rezistencën e veteranit francez Gael Monfis me rezultatin 7-6 (4), 4-6, 7-6 (2) pas më shumë se tre orësh lojë. Bullgari..
“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..