Kompanitë dhe organizatat bullgare do të mbështeten për aktivitetet e tyre në zhvillimin e teknologjive hapësinore dhe programeve të inxhinierisë hapësinore, njoftoi Ministria e Inovacionit dhe Zhvillimit. Përzgjedhja do të mbahet në kuadrin e një tenderi të Agjencisë Evropiane të Hapësirës për Bullgarinë me një buxhet total prej 2.2 milionë levash (1.1 milionë euro).
Në vitet e fundit janë financuar 39 projekte me vlerë mbi 13 milionë leva (6.6 milionë euro). Midis tyre janë studimet për një instrument të montuar në një satelit ndërkombëtar për të matur rrezatimin në orbitën rreth Marsit; një serë hapësinore që rikrijon kushtet specifike mjedisore për rritjen e bimëve; modulet e ushqimit hapësinor për ekuipazhet.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..