Të kthehesh aty, ku ka filluar çdo gjë. Pikërisht këtë do të bëjë një nga autorët më të njohur bullgar dhe me një njohje botërore Georgi Gospodinov me romanin e tij të fundit “Strehim kohe”. Më 7 shtator Biblioteka Publike e Nju Jorkut do të hapë sezonin e vet letrar me premierën e botimit amerikan të romanit “Strehim kohe” dhe një diskutim me autorin. Moderator i takimit është Valentina Izmirlieva, profesoreshë në universitetin e Kolumbisë dhe studiuese e Mesjetës.
Në vitin 2017, shkrimtari bullgar fitoi një bursë - një qëndrim njëvjeçar në Qendrën prestigjioze Kulman të Bibliotekës së Nju Jorkut, e cila mbledh studiues dhe shkrimtarë nga e gjithë bota.
Vetë biblioteka dhe aktivitetet e kryera nga ekipi e renditin atë ndër institucionet më të rëndësishme kulturore në Shtetet e Bashkuara. Pikërisht aty Gospodinov filloi punën e tij për "Strehim kohe", që u botua në Bullgari në vitin 2020.Gjatë vitit tjetër libri doli në përkthim në italisht, gjermanisht, frëngjisht, polonisht dhe në gjuhën daneze, kurse gjatë kësaj pranvere u botua dhe në Shtetet e Bashkuara nga shtëpia botuese Liveright në përkthim të Anzhela Rodel. Në recensionin e vet, "New York Times" e cilësoi librin si prekës dhe inteligjent dhe theksoi aftësinë mjeshtërore të bullgarit për të shkruar me zgjuarsi, duke e përqendruar vëmendjen tonë tek dhuna që ushtron e kaluara mbi të tashmen tonë.
Gazeta britanike “Guardian” zgjodhi romanin bullgar si librin e ditës.
Në të njëjtën kohë, u bë e qartë se Georgi Gospodinov është shkrimtari i ftuar i zgjedhur sivjet i Institutit "Hariman" në një nga universitetet më prestigjioze në botë - Universitetin e Kolumbisë, ku do të mbajë një seminar brenda një muaji.Mundësia e radhës për një takim personal me shkrimtarin bullgar më të përkthyer që do të kenë adhuruesit e tij është më 2 tetor në Festivalin Letrar në Bruklin. Sivjet Georgi Gospodinov do të marrë pjesë në debatin, kushtuar kujtesës dhe kohës - dy nga temat më të rëndësishme në krijimtarinë e tij.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / @Georgi Gospodinov
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa ndonjë..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të..